21 Mayıs 2016 Cumartesi

Cila Është Përvoja Në Jetën Politike

Cila Është Përvoja Në Jetën Politike

Mao Tse Tung



 E sapo të kthehet, ai në tokë fillon të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). (Surja Bekare: 205)


Drejtësia, morali, dhe ndershmëria duhet të përshkojnë çdo moment të jetës së secilit. Në situatën e tanishme ku secili nga ne jeton në demokraci parlamentare, kjo është veçanërisht e vërtetë për politikanët. Politikani është përgjegjës për shumë njerëz. Njerëzit i drejtohen atij për zgjidhje. Prandaj, është thelbësore që ai të jetë korrekt në vendimet e tija, të mos bëjë diskriminime të paragjykuara kundër njerëzve, të identifikojë në mënyrë korrekte nevojat dhe të kryejë aksione përkatëse për të adresuar problemet e tyre. Derisa bën këto shërbime për të mirën e përgjithshme, ai duhet të bashkëpunojë me ekspertë dhe të emërojë njerëz të kualifikuar që mund të arrijnë rezultate. Nëse ai është i aftë për të gjetur arsyet për ndonjë ndërprerje në shërbim, politikani duhet që me shpejtësi të gjejë zgjidhje të suksesshme dhe të bëjë ndryshime të atypëratyshme në politikat e tij, nëse për këtë ka nevojë. Në interesin më të mirë të publikut, ai duhet të ketë aftësi për prioritete.
Mobutu
Mobutu
Megjithatë për disa, më parë se të jetë shërbim publik, politika është shndërruar në industri profitabile. Në këtë kuptim, në politikë dikush konsiderohet i suksesshëm nëse mban pushtet, konsolidon dhe e siguron atë përkundër të gjitha rrethanave të pafavorshme dhe, nëse është e mundur, siguron edhe më shumë pushtet. Kur kjo bëhet rrugë e zakonshme politike, nuk është çudi pse në sistem janë të strukturuara të gjitha format e korrupsionit e të mashtrimit.
Kudo, në perëndim e në lindje, në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, është e mundur të shihet se politika është shkrirë me biznes. Kështu, nuk është e jashtëzakonshme të shihen shembuj të atyre që, abuzojnë politikën për dobi personale, rrezikojnë karrierën e tyre politike ose janë të përjashtuar nga zyra duke ndjekur skandalet "e ndarjes e të favoreve". Në shumë sisteme autoritative liderët krijojnë gusto të shtrenjtë dhe kënaqen në ekstravagancë derisa njerëzit e tyre luftojnë urinë dhe epideminë. Mobutu, kryetari i përjashtuar i Zairesë, është një shembull i mirë. Derisa zairasit luftonin për një kore bukë, çdo muaj Mobutu dërgonte aeroplanin e tij personal në Francë për të sjellë berberin e tij. Ai grumbulloi një pasuri të madhe, duke përfshirë në pasurinë e tij personale edhe burimet natyrore e minierat e diamantit të vendit të tij. Për më tepër, ai i lejoi vendet perëndimore që të përfitojnë nga kjo pasuri natyrore e Zairesë derisa njerëzit e tij përjetonin rrethana shkatërruese ekonomike dhe trazira civile për shkak të konflikteve fisnore.
Asnjë shoqëri nuk është imune ndaj praktikave të tilla, veçse kërkohet sundimi i Kuranit. Në komunitetet jofetare njerëzit vështirë se lidhin ndonjë kuptim për konceptet siç është drejtësia, mëshira, dashuria, respekti e ndershëmria, meqë secili ndjek interesin e vet dhe shfaq lakmi të pashuar. Në ajet, Allahu thekson dimensionet e kërcënimit që njerëzit e tillë paraqesin për shoqëritë:
E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). (Surja Bekare: 205)
Nuk bën punë që të pritet ndonjë ndryshim në karakteristikat e lartpërmendura njerëzore për sa kohë që njerëzit nuk zbatojnë Librin e Allahut. Sidoqoftë, në vendet ku njerëzit kanë frikë nga Allahu dhe ku ka udhëheqës të ndërgjegjshëm, gabimet gjyqësore dhe abuzimet e pushtetit nuk lejohen. Problemet e njerëzve diagnostifikohen e trajtohen përshtatshëm dhe shërbimet punojnë me efektshmëri. Shpërblimi për shërbimin publik paguhet vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, ndihma e shprehur vetëm për hir të Tij nuk pritet në këtë botë por në botën e përtejme. Gjatë historisë, Allahu ka komunikuar porosinë e shenjtë përmes profetëve të Tij. Këta profetë vetëm i ftonin ata në religjionin e të së vërtetës. Sidoqoftë, reagimet e njerëzve ndaj këtyre profetëve ishin mosbesimi dhe ata shpesh dyshonin qëllime të fshehura prapa orvatjeve të tyre të sinqerta. Përgjigjet e profetëve ndaj jobesimtarëve ishin të njëjta:
Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".  (Surah Sad: 86) 
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni.  (Surah Hud: 51)
Ata që besojnë në Allahun ndjekin shembullin e kësaj sjellje, që lavdërohet në Kuran. Ata nuk presin fitim në këtë botë, në çfarëdo forme, si kthim për shërbimet e ndihmën e dhënë. Në jetën politike të shoqërive jobesimtare, sidoqoftë, çështjet politike, si ato të brendshme ashtu edhe ato të jashtme, dhe interesat personale/partiake janë të lidhura ngushtë. Nëse kjo ndodh, jeta politike e ka hisen e vet të mashtruesit të zgjuar për të marrë vendime kundër interesit publik ose kombëtar. Metodat e aplikuara për të siguruar këtë mbështetje të rrethit janë investimet publike që u shërbejnë interesave më të mira të grupeve të veçanta të interesit, duke hapur kredi për ta ose thjeshtë duke injoruar korrupsionin dhe mashtrimin. Lobimi, i inkorporuar në sistemin politik të SHBA-ve e shpjegon më së miri se si punon sistemi. Janë mbledhur shuma të mëdha të donacioneve të pazbuluara, për të financuar fushatat elektorale të kandidatëve. Qëllimi është që të sigurohet një ulëse për dikë në senat, dikë që do të manovrojë llojin e politikës që e përkrahin donatorët. Në një ndër çështjet e saja The Economist u mor me fushatat elektorale të financuara për së tepërmi në SHBA duke theksuar se vetëm në vitin 1992 kontributet u llogaritën deri në 3 miliardë dollarë.4 Duke përdorur kontribute ilegale, lobet madje arrijnë fuqinë e ndërmarrjes së sanksioneve kundër qeverive të tjera. Është vërtetë e habitshme shkalla e presionit në politikanë, kur merret parasysh se politikanët kurrë nuk guxojnë të kenë mospërputhje me kërkesat e kontribuesve të tyre. Politikanët e "udhëzuar" nga frika e tyre, adoptojnë politika që i përshtaten më së miri interesit të këtyre grupeve të interesit ose krijojnë kriza artificiale. Nganjëherë partitë politike vuajnë nga konfliktet brenda partiake. Bile përdoren metoda të ndryshme tinzare për të nxitur trazira në vend, prandaj përgatitet terreni i duhur për grupet e interesit për të përfituar.
Lidhjet e ngushta midis grupeve të interesit dhe atyre që janë në pushtet ndikojnë që vendet të zhyten në kaos, siç është e dukshme në diktaturat e Amerikës Latine. Për pesë ose gjashtë vitet e fundit, regjimet fashiste në vendet e Amerikës Latine kanë jetuar në ekstravagancë përderisa masa e njeëzve në ose nën kufirin e varfërisë së skajshme. Edhe sot, pushteti në mënyrë konstante kalon nga diktatorët te juntat dhe vice versa. Juntat ushtarake sundojnë me grusht të hekurt, duke mbajtur pushtetin nga shtypja që i bëjnë masës. Në këto vende, që janë udhëkryq i trafikimit të narkotikëve, konfliktet e interesit të atyre në pushtet dhe të aleancave të drogës vështirësojnë zhvillimin e vendit. Këto qarqe, që lulëzojnë vetëm në kaos, mbajnë vazhdimësinë e tyre përmes shtypjes e terrorit. Prandaj, brutaliteti, konfliktet dhe luftërat civile janë të pafund. Vetëm në vitin 1992, në Kolumbi pati 28 mijë vrasje. Kjo shifër shërben shumë mirë për të përshkruar formën e brutalitetit që ekziston aty. Siç e kemi parë, të mos jetuarit sipas Kuranit e Sunetit është poashtu arsye për ekzistencën e pushtetmbajtësve të cilët Ii mbyllin sytë ndaj çdo forme të dhunës.
Një pikë tjetër e habitshme në jetën politike është se autoriteti dhe pushteti u janë të garantuara atyre që, nga natyra dhe kualifikimet, nuk i meritojnë ato. Kjo është ajo në të cilin bazohen sistemet e jobesimit: që të caktoheni në një pozitë të caktuar nuk është esenciale të qenit i kualifikuar. Në këto çështje, interesat vetjake bëhen forcë shtytëse në vendimarrje. Sidoqoftë, në Kuran Allahu urdhëron të kundërtën:
All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni. (Surja Nisa': 58)
Në shoqëritë ku njerëzit nuk jetojnë sipas Kuranit, dhe në pajtueshëmri me të, detyrat dhe përgjegjësitë nuk bëhen në bazë të aftësive e kualifikimeve, dhe secili që fiton ndonjë pozitë të lirë praktikon në rradhë të parë nepotizëm e kronizëm. Për politikanët dhe partitë e ngjashme, interesat vetjake dhe preferencat politike gjithmonë kanë prioritet. Të punuarit për të mirën e publikut është me tepër retorikë që përdoret gjatë fushatave elektorale, se sa adresim ndaj votuesve. Në pajtim me këtë, shërbimet publike, (nëse të tilla ka), nuk u ofrohen fshatrave apo qyteteve të varfëra por provincave ku janë koncentruar zgjedhësit.
Përgjegjës për këtë të arsyetuar të shtrembëruar dhe imoralitet është mosbesimi. Njerëzit, që nuk sillen me përgjegjësi e ndërgjegje, nuk i frikësohen Allahut. Ata nuk tregojnë mëshirë për njerëz dhe për të njëjtën arsye, nuk sillen me korrektësi. Duke trilluar injorancë ndaj faktit se do të japin llogari për çdo vepër që bëjnë në këtë jetë, ata kryejnë çdo formë të ligësisë e imoralitetit. Kështu, detyrë e atyre që janë të përkushtuar që ky mjerim të mbarojë dhe që të përgatisin një të ardhme më premtuese, është që të zbatojnë Kuranin dhe t’ia komunikojnë atë njerëzve. Është detyrë e çdo besimtari që t’i informojë njerëzit për urdhërat e Allahut, me respekt për vlerat morale, që t’i ftojë ata të jetojnë sipas tyre dhe t’i paralajmërojë ata kundër të qenit të këqinj. Ata që injorojnë këtë detyrë, ose ata që e shtyjnë për më vonë, duhet të frikësohen se, në botën e pastajme, mund të dështojnë që të japin llogari për pandjeshmërinë e tyre.

Notes

4.  The Economist,, 8 shkurt 1997

Ndikimi I Pabesimit Në Ekonomi

Ndikimi I Pabesimit Në Ekonomi

Aç çocuklar

 All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar. (Surja Bekare: 276)
Pjesën më të madhe të bisedave tona ditore e zë ekonomia. Si në vendet e pasura ashtu edhe në ato të varfëra, disa komunitete janë imune ndaj eskalimit të problemeve ekonomike. Pjesa dërrmuese e njerëzve në botë jetojnë në kufirin e skajshëm të varfërisë përderisa ekzistenca e shumë vendeve varet nga “ndihma” e huaj. Të pranuarit e “ndihmës” i shton problemet e tyre edhe më, meqë, duke qenë të paaftë për të paguar madje edhe interesin, këto vende ballafaqohen me varfëri edhe më të madhe.
Nga shëndeti në arsimim, të gjitha çështjet mbahen në lëvizje duke iu falënderuar mjeteve financiare. Siqodoftë, pavarësisht a janë vende të zhvilluara apo jo, kushtet ekonomike i godasin njerëzit shumë. Pasuria, ekstravaganca dhe pasojat natyrore të saj, siç është degradimi, qëndrojnë afër varfërimit. Të paaftë për të plotësuar nevojat e tyre esenciale, njerëzit luftojnë me njëri tjetrin. Shumë raporte e studime, programe të përmirësimit, dhe seminare për të ngritur vetëdijën ngecin për shkak të dëshirës për të gjetur zgjidhje të zbatueshme dhe mbetet fakti se, secila ditë përforcon dëshpërimin e mjerimin e shumicës së botës.
Papunësia është problem i madh global. Madje edhe kur njerëzit janë të punësuar, pagat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të siguruar kushte të mira jetese. Përkundër kësaj, qindra kandidatë konkurrojnë për disa vende të lira në shërbimin publik, vende që do të sjellin të ardhura solide. Njerëzit presin në rradhë me orë të tëra para zyreve të të papunësuarve me shpresa të dobëta për të gjetur punë.
Pra, cila është zgjidhja? Pse dështojnë masat për të zhdukur këto probleme?
Në çdo vend, zhvillimi ekonomik, prodhueshmëria, rastet e begatshme të punës, dhe forca produktive e punës janë esenciale për të mirëmbajtur stabilitetin ekonomik. Sërish, statistikat indikojnë se ka gati 820 milion të papunësuar në tërë botën. Kur kësaj shifre ia shtojmë numrin e të varurve, dimensionet e problemit bëhen edhe më serioze.
Në ditët tona, sistemet ekonomike, veçanërisht në vendet e varfëra, qëndrojnë në interesin bankar. Përqindja më e lartë e kamatave që u ofrohet depozitorëve nga bankat, ka një ndikim destruktiv në ekonomitë kombëtare. Kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit i fusin më me dëshirë paratë në banka se sa që i investojnë ose përdorin ato në mënyrë produktive. Të pasurit e gjejnë më të lehtë të jetojnë në saje të kamatave që marrin se sa të punojnë, kurse në shoqëritë ku shumë njerëz nuk punojnë nuk ka fort gjasa që të rriten investimet, që është esenciale për përmirësimin e vendit.
Në këto sisteme, gazetat bartin reklamat bankare duke dhënë porositë vijuese:” ju mund të pushoni së investuari në biznesin tuaj dhe të shkoni në pushime…” kjo përsiatje, megjithëse duket e thjeshtë e atraktive, sjell më parë rrënim të vendit se sa mirëqenie e pasuri. Një ekonomi që nuk rritet nga investimet e ka fundin në shkatërrim. Paratë e grumbulluara nëpër llogaritë bankare dhe sefe janë burim kryesor për problemet ekonomike siç është infacioni. Ata që nuk i kontribuojnë ekonomisë dhe që i vënë paratë në bankë e “shkojnë në pushime” do t’i bartin vetë pasojat afatgjate. Paratë e atyre që rrijnë në bankë do të humbin vlerën e tyre në mënyrë konstante, sipas kursit të kohës, dhe nuk do të mbajnë përqindjen në ngritje të inflacionit.
Në një ekonomi që mbështetet në prodhim, paraqitet një prodhim i përgjithshëm nga i cili përfiton secili. Vërtetë, Allahu na urdhëron që të shpenzojmë paratë për të mirën e njerëzve. Në Suren Tavba, Allahu na jep lajmin e dënimit të dhimbshëm për ata që grumbullojnë posedimin e tyre:
Faiz
The Daily News Zimbabëe, 3 prill. 2001
Faiz
The Middle Path, tetor 2000 - The Economist, 22 shkurt. 2001
Faiz
Interesi, që nga shumë vetë shihet si mënyrë për të akumuluar pasuri, ndikon negativisht në ekonomi dhe në mënyrë ultimative dëshmon të jetë destruktiv për individët dhe vendet e ngjashme.
O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm. (Surja Tavba: 34)
Në shoqëritë ku aplikohen parimet e Kuranit, sistemin e mbajnë në lëvizje praktikat që janë esenciale për dobinë e njerëzve. Kështu, Allahu, ndalon fajden dhe pengon njerëzit që të vuajnë nën barrën e borxhit:
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë. (Surja Bekare: 275)
Në një ajet tjetër, është theksuar se fajdja nuk sjell prosperitet te njeriu:
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar. (Surja Bekare: 276)
Për të përmirësuar standardet e jetesës, në të gjitha fushat e jetës, stabiliteti dhe rendi janë esenciale. Kjo vlen gjithashtu edhe për ekonominë. Besimtarët janë ata që duhet të supozojnë përgjegjësinë për ofrimin e zgjidhjeve. Në këtë kuptim, askush nuk ka kohë që të humbasë duke pritur të tjetërt që të ndërmarrin iniciativën. Kjo është sepse Allahu i ka dhënë këtë përgjegjësi secilit besimtar. Për ta plotësuar këtë, njeriu duhet që fillimisht të komunikojë religjionin dhe bekimin që religjioni i jep jetës së secilit.
Popullsia botërore
TË PASUR
TË VARFËR
74% e popullsisë botërore
26% e popullsisë botërore
67% e popullsisë botërore
33% e popullsisë botërore
80% e popullsisë botërore
20% e popullsisë botërore
1800 Popullsia botërore 994.000.000
1950 Popullsia botërore 2.417.000.000
1995 Popullsia botërore 5.716.000.000
World Population 6.852.472.823 (2010 estimate)
Derisa të pasurit bëhen edhe më të pasur...
GDP-ja e vlerësuar (rata e dollarit 1980)
TË PASUR
TË VARFËR
56% e GDPsë së botës
44% e GDPsë së botës
17% e GDPsë së botës
83% e GDPsë së botës
1800 GDP-ja botëtrore 229.095.000.000
1950 GDP-ja botërore 2.626.407.000.000
1995 GDP-ja botërore 17.091.479.000.000
20% e GDP-së së botës
80% e GDP-së së botës
Nüfus çoğalması
Numri I të varfërve po rritet
Yoksulluk oranı
Anëtarët e një komuniteti që kanë besim të sinqertë se, për dallim nga fajdja, pasuria që shpenzohet për të mirën e njeriut sjell prosperitet, do ta shpenzojnë pa hezitim një pjesë të kësaj pasurie, që nuk u duhet, për një shkak të mirë. Përfitimet nga një sistem i tillë janë evidente në shoqëri. Sidoqoftë, njerëzit nuk duhet ta shohin një sistem të këtillë si të paarritshëm. Mënyra për ta parandaluar këtë është që të mësojmë njerëzit për Kuranin.
Është me rëndësi të thuhet se në mënyrën e jetës sociale që udhëzon Kurani e Suneti njerëzit luftojnë jo vetëm për mirëqenien e vet, por edhe për mirëqenien e publikut, meqë vlerat e Islamit kërkojnë bashkëpunim, solidaritet e bashkim.
Duke qenë të ndaluar nga Allahu për të bërë këtë, njerëzit nuk dhunojnë të drejtat e njëri tjetrit. Askush nuk provon që në mënyrë të paligjshme të marrë të drejtat e tjetrit. Askush nuk mashtron gjatë matjes ose numërimit. Në shoqëritë që jetojnë sipas Kuranit, padrejtësia nuk lejohet kurrë. Rrjedhimisht, raportet u nxitura nga fajdja marrin fund. Pasanikët nuk grabisin të varfërit dhe njerëzit nuk tentojnë që në mënyrë të paligjshme të marrin hisen e tjetrit.
Në shoqëritë ku aplikohen vlerat religjioze, nuk humbet asgjë. Njerëzit konsumojnë por shmangin ekstaravagancën. Bashkëpunimi dhe drejtësia mirëmbajnë standarde më të mira jetese e mirëqenjeje. Periudha e bekuar e komunitetit të parë islam, një kohë e mirëqenjes kur njerëzit në përgjithësi zbatonin Kuranin e Sunnah, është një shembull eksplicit i këtij fakti.

Vlerat E Religjionit Na Urdhërojnë Që Të Mbrojmë Ata Që Kanë Nevojë Dhe Jetimët

Vlerat E Religjionit Na Urdhërojnë Që Të Mbrojmë Ata Që Kanë Nevojë Dhe Jetimët

Açlık
 Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë. (Surja Nur: 22)
Sot, varfëria nuk është problem i kufizuar vetëm në disa vende. Agjenda botërore është e dominuar nga fëmijtë që jetojnë duke mbledhur mbeturina, që kalojnë netët e ftohta jashtë në rrugë edhe që bëjnë punë të rrezikshme, duke rrezikuar jetërat e tyre, e që si kundërshpërbilm marrin pak para. Prandaj, pjesa më e madhe e botës nuk është e sigurtë nga vdekjet e fëmijëve që vuajnë nga mosushqyeshmëria dhe probleme të tjera që lidhen me varfërinë.
Açlık


Vetëm disa fëmijë, që orvaten të jetojnë në varfëri.
Vetëm statistikat mbi varfërinë dhe fëmijtë e rrugëve shpalosin dimensionet serioze të situatës.
Në vitin 1982, UNESCO raportoi 200,000 fëmijë të rrugëve në Stamboll, 10,000 në Bogota, dhe 2 milionë në Rio de Zhaneiro. Në Afrikë, kjo e dhënë vlerësohet të jetë 5 milionë dhe është në rritje. Zhvendosjet civile dhe luftërat, mungesat, Sida dhe urbanizimi i shpejtë janë faktorët që e ngrisin numrin e fëmijëve të rrugës. Në tërë botën, 30 deri në 70 milionë fëmijë të rrugëve janë pastrehë për çdo natë.5 
Në Amerikë, shkalla e varfërisë së fëmijëve të mitur është rritur me një shpejtësi alarmante. Ndërmjet viteve 1979 dhe 1994, numri i fëmijëve nën moshën 6 vjeçare që jetonin në varfëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit nga 3.5 milionë në 6.1 milionë. Në vitin 1994 gati gjysma e të gjithë fëmijëve nën moshën 6 vjeçare jetonin në familje të varfëra ose pothuajse të varfëra. Si shtesë ndaj 6.1 milionë fëmijëve të mitur që jetonin në varfëri, 4.8 milionë fëmijë të tjerë jetonin skaj nivelit të varfërisë.6
Siç sygjerojnë statistikat e mësipërme, as bota e zhvilluar nuk është imune ndaj varfërisë. Papunësia nga rënja ekonomike dhe pamjaftueshëmria e sistemeve të sigurisë sociale janë, në një masë të madhe, përgjegjëse për këtë varfëri.
Açlık
 …Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti (Surja al-Bekare: 220)
Vlerat e Kurani e të Sunnah, sidoqoftë, kërkojnë mbrojtjen e të vrafërve dhe atyre që kanë nevojë. Ka shumë hadithe të të dërguarit të Allahut, profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) që urdhërojnë besimtarët që të mbrojnë të varfërit. Një nga to thotë kështu:
Duani të varfërit dhe qëndroni afër tyre. Nëse i doni, Allah do t’ju dojë juve. Nëse ju kujdeseni për ta, Allahu do të kujdeset për ju. Nëse i vishni, Allahu do t’ju veshë juve. Nëse i ushqeni, Allahu do t’ju ushqejë juve. Allahu do të jetë zemërgjerë, nëse ju jeni zemërgjerë.7 
Në vendet ish socialsite ne shohim një dimension tjetër të varfërisë: pavarësisht nga kushtet e veçanta, standardet jetësore të pothuaj të gjithë individëve janë të ulëta, ndryshe nga vendet e zhvilluara dhe ato të treta. Në këto vende, ka një varfëri të përgjithshme që ndikon në tërë popullsinë. Pasojat e varfërisë kanë një ndikim të përgjithshëm ndaj gjithë vendit. Për shembull, infrastrukltura e qyteteve dhe sistemet e sigurisë sociale janë dëshmuar të jenë joadekuate. Ushqimi është i pamjaftueshëm. Për ndryshim nga shumë vende, madje edhe nëse mund ta sigurosh, ushqimi dhe të mirat e tjera nuk janë në dispozicion nëpër tregje.
Është e mundshme të numërojmë shumë arsye që mund të llogariten si shkaktarë për varfërinë. Sidoqoftë, do të ishte shumë më e dobishme të diskutojmë ndikimin e varfërisë në shoqëri dhe mënyrat për ta çrrënjosur atë. Në kapitujt vijues, jemi marrë me problemet që lidhen me varfërinë në nën-tema të veçanta.

Efekti destruktiv I varfërisë në shoqëri

Sokak çocukları


Ekstravaganca është e përhapur në tërë botën. Sidoqoftë, në rrugë ka njerëz që përpiqen të mbijetojnë. Nëse injorojmë ekzistencën e këtyre njerëzve, nuk do ta dëgjojmë ndërgjegjën tonë.
Pa dyshim, prej pasojave të varfërisë më së shumti vuajnë fëmijtë. Fëmijtë e varfër, veçanërisht ata të pastrehë shpesh largohen nga shkollat publike sepse nuk kanë adresë të përhershme, dëshmi për moshën dhe të dhëna për imunizim. Shumë vështirë gjejnë ushqim për të ngrënë. Shpesh, ata detyrohen që të punojnë në kushte të vështira. Në disa vende, fëmijtë madje edhe shiten nga familjet e tyre në “vende pune” si skllevër.
Në pjesën më të madhe, këta fëmijë fitojnë pak para, në ambientet më të këqija shëndetësore që mund të imagjinohen, e të cilat mund të rezultojnë me vdekje. Popullsia e Indisë është 940 milionë dhe atje ka 44 -100 milionë fëmijë që punojnë -që është më shumë se numri total i fëmijëve punëtorë në pjesën tjetër të botës. Në Pakistan, një vend me popullsi prej 120 milionësh, ka rreth 8 milion fëmijë që punojnë. 8 Gjendja e keqe e fëmijëve të varfër nuk dallon në pjesën tjetër të botës.
Sokak çocukları
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. (Surja Isra': 26)
Sot, mijëra njerëz flejnë në rrugë. Nëse secili vepron me ndërgjegje, kjo varfëri do të përfundojë. Asnjë nuk ka të drejtë për të mohuar përgjegjësinë, duke thënë, "A jam unë ai që duhet ndihmuar?"
Në tërë botën ne e dijmë situatën e fëmijëve nën moshë të cilët janë të detyruar të punojnë, dhe kushtet e rënda që i kanë ata në vendet e punës. Sidoqoftë, përkundër kësaj, në vend se këtyre fëmijëve t’u jipen shërbimet sociale dhe përkrahja arsimore, që janë aq esenciale për zhvillimin e tyre, këto vende janë të brengosura për konkurrencën e ekonomive të tyre nga produktet e lira të prodhuara nga fuqia punëtore e fëmijëve. Në takimet e tyre, ata madje diskutojnë se si të ngrisin konkurrencën dhe jo se si t’i mbrojnë këta fëmijë.9
Shumë vende në botë ndajnë pjesë të rëndësishme të buxhetit për mbrojtje. India dhe Pakistani, vende ku arsimimi, shëndeti e industria kërkojnë një reformë urgjente, nuk bëjnë ndonjë përjashtim. Fjala vjen, Pakistani ndan 60% të buxhetit të vet në armatim dhe shpenzime të mbrojtjes. Fakti që shumica e publikut është e dëmtuar nga varfëria, nuk e ndryshon situatën në Pakistan. Shpenzimet e armatimit nuklear në SHBA janë 35 miliardë dollarë në vit. Nga viti 1946, viti kur ishin inicuar programet lidhur me bombën atomike, e deri në vitin 1996, qenë shpenzuar gati 5.5 trilionë dollarë.10
Pa dyshim, këto buxhete të ndara për mbrojtje e armatim mund të ofrohen për të sjellë ndihmë në zgjidhjen e problemeve për njerëzit e goditur nga varfëria. Sidoqoftë, përkundër faktit që në shënjestër janë jetërat e fëmijëve të vegjël, shqetësimet politike dhe kalkulimet e interesit vetjake kanë vështirësuar për një kohë të gjatë zhvillimet e zgjidhjeve të duhura për këto probleme.
Një pikë këtu, kërkon vëmendje të veçantë: nën kushtet vijuese, shpenzimet për mbijetesë janë të pashmangshme. Meqenëse mosbesimi sjell më shumë konflikte, kaos, mizori e dhunë, duket se këto probleme do të vazhdojnë. Sëkëndejmi, vendi duhet të mbështet në mbrojtjen e vet që të mbajë ekzistenën.
Sidoqoftë, mjerimi është kudo. Është e qartë se të përhapurit e fjalimeve lidhur me problemet nuk do të ofrojë zgjidhje. Por as të anashkaluarit e thjeshtë të lypësve apo dhënja e lëmoshës. Koordinimi i programeve të rregullta që adresojnë nevojat e edukimit, shëndetësor, strehimit dhe veshmbathjes së njerëzve të varfër është esencial.
Çocuk işçiler
Jo vetëm fëmijtë indianë bartin barrë të madhe. Në tërë botën, shumë njerëz kalojnë fëmijërinë duke punuar.Fëmijtë do të detyrohen të punojnë përderisa njerëzit nuk do të mësojnë urtësinë dhe ndërgjegjen që sjell Kurani.

Megjithatë, kjo është e mundshme vetëm kur njerëzit të zhvillojnë ndjeshmëmrinë dhe kur të jetojnë sipas Kuranit. Sërish, vlerat e Kuranit do të sigurojnë një ambient paqësor që do t’I bëj vendet mjaft të ndjeshme sa për të mos shkelur të drejtat e vendeve të tjera. Rrjedhimisht, shpenzimet e mbrojtjes mund të kufizohen dhe burimet e ndara për këtë mund të investohen në fushat përkatëse për të siguruar mirëqenje, paqe e edukim kualitativ për publikun.
Hindistan ve Pakistan, halkın büyük bir yoksulluk içinde yaşadığı ülkelerden sadece iki tanesidir.
Pakistani dhe India janë vetëm dy nga vendet ku shumica e njerëzve janë mallkuar nga varfëria.
Açlık


Fëmijtë shpesh janë të pavetëdijshëm për mjerimin që e vuajnë. Sidoqoftë, siç tregon kjo fotografi, të rriturit e dijnë se nëpër çka kalojnë. Por, ata u drejtohen metodave të gabuara për të mbrojtur veten. Zgjedhja e vetme, sidoqoftë, qëndron në Kuran.
Sigurisht që shpenzimet e mbrojtjes janë vetëm një shembull. Mund të ofrohen shumë zgjidhje të tjera të ngjashme. Sikur edhe në të gjitha çështjet e tjera, është esenciale të shihet se zgjidhjet gjenden në të jetuarit sipas Kuranit e Sunetit. Kjo për arsyen se vetëm një person i pajisur me vlerat e Kuranit e të Sunetit mund t’i japë pjesën e vet të bukës nevojtarit ose jetimit, edhe kur ai për veten e vet, është i uritur. Në të njëjtën kohë, ai person është personi që nuk u ofron të tjerëve gjërat që nuk i do për vete, dhe ai është i vetmi që u ofron ndihmë pa kërkuar asgjë si kundërshpërblim. Në Suren Nur, Allahu shpjegon se si duhet të sillen njerëzit e pasur:
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.  (Surja an-Nur: 22)
Në Kuran, Allahu na shpjegon se si duhet të pasurit t’i qasen nevojave të të varfërve. Fjala vjen, Allahu thotë se një pjesë e pasurisë së të pasurve i takon të varfërve. Allahu thotë se disa njerëz nuk e bëjnë publike varfërinë e tyre dhe se të drejtat e këtyre njerëzve duhet të mbrohen:
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). (Surja Dharijat: 19). (jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.  (Surja Bekare: 273)

Vuajtjet e atyre që detyrohen të lënë vendin e tyre

Një ndër pasojat e rëndësishme të varfërisë botërore është problemi i refugjatëve. Shpresa për vende më të mira pune ose standarde më të mira jetese, ose luftërat e mungesat kanë shkaktuar zhvendosje masive, duke shkaktuar kështu konflikte serioze ndërmjet vendeve.
Fillimisht, vala e refugjatëve nga vendet e botës së tretë është favorizuar nga shumë vende mikpritëse, dhe me qëllim që të ofrojnë furnizim të lirë të punës për perëndimin, është aranzhuar përmes trakteve të larta ndërkombëtare. Pagat e ulëta që u paguhen punëtorëve të huaj dhe gatishmëria e tyre për të punuar në kushte të vështira përllogaritet në këtë pranim gatishmërie. Vërtetë, për një kohë të gjatë, punëtorët e huaj kanë kontribuar në masë të madhe në ekonomitë e këtyre vendeve, por me kohë, meqë këto vende arritën stabilitet e mirëqenje ekonomike, ato nuk kishin më nevojë për fuqinë punëtore të huaj, dhe ishin të prirura të punësonin qytetarët e vet.
Bie fjala, Malajzia, i detyroi punëtorët e huaj veteranë që ishin brenda kufinjve të vet që të largoheshin. Këta njerëz, që erdhën në Malajzi me shpresë për një jetë më të mirë, u desht të kthehen në vendet e tyre pas shumë vitesh shërbimi.
Yoksulluk
Vlerat e Kuranit e të Sunnah shtrojnë themelin e një strukturë tërësisht të ndryshme sociale. Në këtë strukturë, të drejtat e të varfërve dhe të atyre të larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre janë të mbrojtura. Për të siguruar kushte më të mira për ta dhe për të minimizuar dhembjen e tyre shfrytëzohen të gjitha mjetet. Për këtë arsye, njerëzit nuk i shmangen sakrificave.

Arsyet e dislokimit nuk kufizohen në dëshirën për kushte më të mira jetese. Luftërat midis vendeve prodhojnë zhvendosje poashtu.Në vendet e shkretëruara nga varfëria e pas luftës, shumica e popullatës mund të asgjësohet. Duke parë gjendjen e vështirë të njerëzve që ikin nga lufta, disa vende tregojnë gatishmëri për të pranuar refugjatët. Në të ftohtët e akullt, refugjatët në nevojë për strehim, ecin me javë të tëra drejt një destinimi për të cilin shpresojnë se do të jetë më i sigurtë, por shpesh nuk pranohen aty.
Në mars 1998, zhvendosja e më shumë se 300,000 refugjatëve kosovarë i la pothuaj të gjitha qytetet e Kosovës të braktisura. Ndërkohë, të ftohtit e madh shkaktoi humbje të shumë jetërave gjatë arrtisjes.
Në nëntor 1990, çeçenët që ikën në këmbë nga sulmet ruse gjetën strehim në vendet fqinje, por këto vende përforcuan kontrollin kufitar dhe vunë rregulla të tranzitit, duke treguar ngurrimin e tyre për të mikpritur çeçenët. Deri në kohën kur refugjatët arritën në kufirin turk, ku më në fund u pranuan, shumë gra, fëmijë e pleq kishin humbur për shkak të të ftohtit të ashpër.
Në Afrikë, konfliktet ndërmjet fiseve janë përgjegjëse për arratisjet e dhjetëra mijëra njerëzve. Në Zair, një shembull është konflikti midis Hutuve e Tutsive. Këta njerëz të zhvendosur vuajtën nga uria dhe epidemitë. Ata provuan t’i dërgonin refugjatët në vende të tjera por zakonisht ata nuk pranoheshin (për detajet shih kapitullin "Racizmi")
Vlerat e Kuranit e të Sunetit, sidoqoftë, vënë bazën për një strukturë sociale tërësisht tjetër. Në këtë strukturë, të drejtat e të varfërve dhe të atyre të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë janë të mbrojtura. Për të përgatitur kushte më të mira për ta dhe për të pakësuar vuajtjet e tyre përdoren të gjitha mjetet. Për këtë arsye, njerëzit nuk i shmangen sakrificave. Gjatë kohës së profetit Muhamed, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqen, kjo strukturë e vlerave ishte më e dukshme në qëndrimin e besimtarëve ndaj atyrë që i lanë shtëpitë për shkak të Allahut:
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. (Surja Hashr: 9)
(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.  (Surja Hashr: 8)
Siç shihet qartë nga ajetet, vlerat e përshkruara në Kuran janë mjaft larg prej atyre që hasim sot. Në Kuran, kërkesa për ndihmë gjithmonë has në zemërgjerësi e bujari. Besimtarët dëshmohen më së shumti përmes ndihmës që i japin atyre që kanë nevojë. Kurani kërkon që me rastin e dhënjes së ndihmës atyre që kanë nevojë, furnizuesi të mos shfaqë asnjë dobësi morale siç është të shprehurit e nevojave të veta ose vënja sy në ndihmën që është ofruar. Këto vlera sjellin zgjidhje për shumë probleme.

Notes

5. http://www.uia.org/uiademo/pro/ d5980.htm
6. http://www.uia.org/uiademo/pro/ d4966.htm
7Ramuz al-Hadith, vol 1, p. 17, Salman al-Farisi (ra)
8Time, Time, prill 15, 1996, p.36-39
9Time, Time, prill 15, 1996, p.36-39
10Nando Times, 1 korrik 1998

Degjenerimi Moral Në Shoqëritë Jobesimtare

Degjenerimi Moral Në Shoqëritë Jobesimtare

Cinayetler
 E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e dunjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues. (Surja Ahkaf: 20)
Shmangja nga qëllimi i vërtetë i jetës është, në një mënyrë, humbje e vlerave. Vërtetë, askush nuk prêt që vlerat t’i ngrisin ata që besojnë se bota është vendi i vetëm në të cilin jetohet dhe se të gjithë njerëzit, përfshirë edhe vetveten, do të marrin fund përfundimisht me vdekjen. Ngjashëm, askush nuk prêt kualitete humane nga dikush që nuk mendon se është duke u testuar në veprat e tija në këtë botë dhe se, në pajtim me to, do të paguajë në botën e përtejme.
Është e pashmangshme që komunitetet e dhëna pas filozofive kaq të shtrembëruara të mos përjetojnë plogështi shpirtërore. Në këtë jetë të shkurtër, individët janë të brengosur më së shumti për fitimin e dobive personale dhe plotësimin e dëshirave vetjake, me objektiv bazë që të bëjnë jetë për të cilën nuk do të dhënë përgjegjësi. Ndërkohë, ambicja e tyre kurrë nuk është arritja e përsosmërisë së karakterit, sepse besojnë se kjo nuk do t’u japë asnjë dobi në jetën e vet. Përkundrazi, në saje të botëkuptimit të shtrembëruar ndaj jetës, ata i konsiderojnë njerëzit ndihmëtarë, të ndërgjegjshëm, të mëshirshëm dhe tolerantë si "teveqela." Përsiatja e tyre i urdhëron që i fuqishmi të bëj presion ndaj të dobtit dhe të përdorë dhunën kundër tyre, pa respektuar asnjë të drejtë të tyre.
Allahu, në Kuran, thekson se ata që nuk kanë besim në botën e përtejme dhe në Ditën e Gjykimit, nuk shohin asnjë kufizim në kryerjen e veprave të gabuara:
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija. (Surja Mutaffifin: 10-12)
Këta njerëz, që janë larguar nga religjioni, aspirojnë të kenë më shumë dhe ata rrënjosin këtë ambicje në mendjet e atyre që i rrethojnë, duke përgatitur ata që të mos i binden kufizimeve të Allahut.
Jemi duke jetuar në kohë kur ata që i kanë braktisur tërësisht vlerat religjioze janë shumicë. Të pakënaqur me atë që bëjnë personalisht, këta njerëz dëshirojnë poashtu t’i bëjnë të tjerët që të bien në këtë rrugë të errët. Kjo është koha kur të gjitha format e imoralitetit janë duke u revitalizuar: Duke mos parë asnjë kufizim në kryerjen e veprave të gabuara, sulmeve të dhunshme, plogështisë shpirtërore, degradimit moral, prostitucionit, nxitjes së «koprracisë» siç thuhet me fjalët e një ajeti, orientimeve seksuale të mbrapshta, varësisë nga droga, kumora… në faqet në vijim, ne do të ndalemi në dimensionet e degradimit moral që shpie për në mosbesim.

Indoktrinimi i imoralitetit

Personi jobesimtar, sikurse edhe personi që ka besim të dobët në Allahun dhe në botën e përtejme, kryen me gatishmëri kurvëri, luan kumorë ose bën vepra tjera të vjedhjes, të cilat Allahu i ka bërë të palejueshme. Në të vërtetë bazën për këtë tendencë e shtron mosbesimi. Kjo përsiatje pohon se qenja njerëzore ka ardhur në ekzistencë si rezultat i rastit dhe kështu njeriu nuk duhet të ndjehet i përgjegjshëm ndaj Krijuesit. Teoria e Evolucionit, e cila ushqen ideologjikisht mosbesimin, konsideron se qenja njerëzore është zhvilluar nga një kafshë. Në këtë kuptim, asgjë nuk duhet të na brengosë, përveç plotësimit të nevojave tona. Sa i përket plotësimit të dëshirave të anës së ligë shpirtërore, ne nuk duhet të zbatojmë asnjë kufizim; ne mund të sillemi posi kafshët. Shkurt, një filozofi e tillë, që nuk përmban asnjë dimension shpirtëror, dështon së njohuri vlerat morale.
Në të vërtetë, materialistët e njohur dhe avoketërit e darvinizmit shprehin qartë se si i sheh mosbesimi vlerat morale. William Provine, profesor nga universiteti Cornell, shpjegon se si e vlerëson materializmi moralin:
Shkenca moderne nënkupton drejtpërsëdrejti se bota është e organizuar saktësisht në pajtueshëmri me parimet mekanike. Nuk ka parime të qëllimshme, të çfarëdoqoftshme në natyrë. Nuk ka perëndi dhe forca dizajnuese që janë të zbulueshme në mënyrë të arsyeshme…e dyta, shkenca moderne nënkupton drejtpërsëdrejti se nuk ka ligje të qenësishme morale apo etike, e as parime udhëzuese absolute për shoqërinë njerëzore.Së treti, qenjet njerëzore janë makina komplekse të mrekullueshme. Qenja individuale bëhet një person etik përmes dy mënyrave të dy mekanizmave kryesore: trashëgueshmëria dhe ndikimi i ambientit. Kjo është e tëra. E katërta, ne duhet të konkluojmë se kur të vdesim, ne vdesim dhe ky është fundi ynë...11
Siç e thotë ky shkencëtar, mosbesimi nuk lejon besimin në botën e përtejme. Njerëzit thjeshtë besojnë se me vdekjen e tyre ata do të zhduken. Për këtë besim të çoroditur të jobesimtarëve në Kuran thuhet sa vijon:
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi! (Surja Muminun: 37)
Ata që nuk besojnë në ringjalljen nga të vdekurit, nuk shohin asnjë kufizim ose të keqe në imoralitet. Për këta njerëz, nuk ka asnjë arsye që njeriu të vendosë vullnetin e vet. Kjo është arsyeja se pse mosbesimi është shkaku kryesor për degjenerimin moral, siç është pohuar me fjalët e lartëpërmendura të W. Provine. Mendimet e shtrembëruara dhe vlerat morale të jobesimtarit janë evidente në këto fjalë.
Duhet përmendur gjithashtu se jo secili që është i angazhuar në imoralitet e ka në mendje darvinizmin ose materializimin. Sidoqoftë, secili duhet ta kujtojë se këto ideologji dhe mentorët e tyre jobesimtarë rrënjosin mendimet e këtilla në kokat e njerëzve dhe rrjedhimisht shumica e njerëzve në mënyrë lakmitare ndjehen më të lidhur për këtë jetë, se sa që mendojnë për botën e përtejme.
Dejenere gençlik
Time, 23 nëntor. 1998
alkol
Newsweek, 28 maj 2000, The Daily Telegraph, 11 maj 2000, The Daily Telegraph, 26 qershor 2000
Ahlaksızlık
Newsweek, 4 qershor 2001
Toplumsal cinnet
Newsweek, 15 maj 2000
Personi që nuk ka frikë të brendshme nga Allahu, nuk vë limite. Kjo arsyeton degjenerimet morale në shoqëri.
Të kuptuarit e atyre pjesëtarëve të gjeneratave të viteve të 60-ta që zunë një emancipim të ndjeshëm, ishte poashtu pasojë e të mos shikuarit të kufinjve në sjellje. Ata kujtohen për të gjitha format e imoralitetit siç janë seksi i hapur, droga, pavarësia arrogante dhe rebelizmi. Tri dekada më vonë, shumë prej këtyre ikonathyesve të viteve të 60-ta janë ose duke drejtuar vende ose duke dhënë mësim nëpër shkolla. Prindërit që rrisin rininë e sotme i përkasin poashtu të njëjtës gjeneratë. Sot, ne shohim një imoralitet që pothuaj është i pashembullt në historinë botërore. Një shkak për këtë është ekzistenca e një gjenerate të degjeneruar shumë, të cilët janë rritur nga prindër jobesimtarë. Allahu, në Kuran, përmend komunitete që nuk janë të vetëdijshëm për religjionin për shkak se baballarët e tyre nuk qenë paralajmëruar:
Për t'ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. (Surah Jasin: 6)
Në këtë ajet është theksuar po kështu, se gjeneratat që janë lindur nga njerëz jobesimtarë bëhen joreligjiozë dhe i shmangen vlerave morale sikurse edhe prindërit e tyre.
Sot, një ndër shkaqet kryesore të degjenerimit moral që ka përfshirë botën, nga Amerika në Holandë, nga Lindja e Largët e deri te Rusia, është ekzistenca e njerëzve të cilët për shkak të mosbesimit të tyre supozojnë se ata nuk do të jenë përgjegjës për veprat e tyre dhe se do të jenë të pavarur. Meqë në ditët tona mosbesimi është mjaft i përhapur-sikur kurrë më parë në histori-homoseksualizmi është bërë një normë sociale. Për të njëjtën arsye, prostitucioni, pedofilia, kumora, mashtrimi e mitoja janë jashtë kontrollit. Prishja e shoqërisë është vetshfaqur me mosbesim kudo - madje edhe mes anëtarëve të familjes-sjelljet e liga janë bërë çështje prestigji, seksi para dhe ekstra martesor është bërë si karakteristikë definuese e “modernizimit”. Sërish, mosbesimi është përgjegjës për humbjen e virtyteve të njerëzve, siç janë modestia, turpi, dhe sjellja e mirë. Njerëzit janë të inkurajuar vazhdimisht që të adoptojnë në formë të normave sjelljet që moralisht ishin të papranueshme vetëm disa dekada më parë.
Është e pamohueshme që mosbesimi sjell imoralitet. Megjithatë, mund të ketë njerëz që pohojnë të jenë me moral, megjithëse jobesimtarë. Ata shpallin se nuk përzihen në asnjë nga sjelljet imorale të lartëpërmendura. Vërtetë, është shumë e mundshme që një person që nuk ka besim mund të mos përfshihet kurrë në ndonjë formë korrupsioni, dhe se ai mund të jetë i vendosur që të mbetet i tillë.Por, kjo nuk do të thotë se nga pikëpamja morale ai është njeri i mirë. Personi që shfaq sjellje virtuoze vetëm sepse ka frikë nga Allahu mbetet konsekuent në sjelljet e tija pa marrë parasysh rrethanat. Personi që nuk beson, i cili pohon se kurrë nuk ka pranuar rryshfet, mund të gënjejë lehtë nëse kjo i shkon për shtat. Në mënyrë alternative, personi i njëtë pranon që të marrë ryshfet për të paguar faturat e spitalit të birit të tij. Shkurt, me ndërrimin e kushteve, nën pretekstin e "rrethanave imponuese", personi jobesimtar mund të kryejë vepra të cilat ia pranon vetes si të gabuara, për shembull, personi jobesimtar i cili vrasjen e mendon si të paimagjinueshme, mundet që një ditë, në zemërim e sipër, ta kryejë atë.
Sidoqoftë, të poseduarit e vlerave të mira, kërkon durim e vullnet. Pa marrë parasysh se sa imponuese janë rrethanat, secili duhet të përpiqet që të ketë karakter të mirë. Për të pasur durim e vullnet të palëkundur, njeriu duhet të ketë qëllim. Besimtarët mund ta bëjnë këtë sepse ata kanë një qëllim kryesor në jetë: të arrijnë kënaqësinë e Allahut, mëshirën e Tij dhe Parajsën. Ata e dijnë siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të se: "Nuk do të ketë asgjë më me peshë në balancimin e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i tij."12 Në këtë kuptim, ata shfrytëzojnë çdo rast që të përpiqen për përsosmëri. Në anën tjetër, personi jobesimtar e i pa ndonjë qëllim, nuk ka arsye që të këmbëngulë për durim e vullnet. Për shembull, ata që fitojnë për jetesë nga prostitucioni, pohojnë se kjo është mënyra e vetme për ta mbajtur vetveten. Sikur të kishin besim në Allahun e në botën e përtejme, ata kurrë nuk do të ishin të prirur për një rrugë të tillë të turpshme të të fituarit për jetesë. Të vetëdijshëm se nuk do të mund të japin llogari për këtë, ata me përpikëri do t’i shmangeshin kësaj.
Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm. (Surja Bekare: 268)
Siç tregohet në ajet, për shkak të frikës nga varfëria, shumica e njerëzve guxojnë të kënaqen në të gjitha format e imoralitetit. Në anën tjetër, në mendjen e personit i cili shpreson të fitojë mëshirën e Allahut, nuk paraqitet as mendimi për të jetuarit në mënyrë imorale. Në një ajet, Allahu thekson se frika që kanë besimtarët nga Allahu i bën atë të përpiqen për karakter të mirë:
Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. (Surja Ra'd: 21-22)
Telashet me të cilat ballafaqohen njerëzit e moshuar
YaşlılıkNë autobusët e stërmbushur, të vjetrit qëndrojnë në këmbë, derisa të rinjtë ulen duke iu shmnagur kontaktit me sy…Të vjetrit presin më orë të tëra në rradhë nën diellin e nxehtë ose shiun e rreptë…Prindërit e moshuar e të dobtë duhet të kenë përkujdesje dhe sëkëndejmi shihen si pengesa në shtëpi…Gra e burra të moshuar me të meta mentale prezenca e të cilëve nuk i bë ata të dashur ndaj të afërmve të tyre.
Këto janë vetëm disa gjërat me të cilat ballafaqohen të vjetrit, të cilët meritojnë respekt e jo neglizhencë. Në vendet jobesimtare, njerëzit që provojnë probleme të moshës, fizike e shpirtërore, provojnë shumë telashe. Shumë sfida individuale e shoqërore që kanë të bëjnë me kualitetin e jetës në moshë të shtyer ua bëjnë jetën edhe më të rëndë këtyre njerëzve.Keqtrajtimin që e përjetojnë ata dhe llojet e vendeve në të cilat lihen shtojnë edhe më shumë problemet e tyre.
Protecting the elderly and showing them due respect, however, are commanded in the Qur'an. In the following verse, Allah relates the respect elderly people deserve:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). (Surja Isra: 23)
Të moshuarit dhe ata në nevojë nuk ndeshen në jotolerancë, dhunë ose inat në shoqërinë me njerëz që kanë ndërgjegje kuranore. Si për të moshuarit ashtu edhe për të rinjtë, besimtarët ofrojnë kushte paqësore e komfore. Ndërkohë, ata presin shpërblimin për këtë nga Allahu.
Nëse dikush ka besim, pa marrë parasysh se a është i ri apo i vjetër, ai gjithmonë mundohet të jetë i mëshirshëm, të respektojë e kuptojë. Në shoqëritë e larguara nga besimi të moshuarit u shkaktojnë mërzi atyre, përreth për shkak të ndjeshmërisë së tyre ose edhe kualiteteve jo të favorshme. Ky nuk është rast në ambientet ku njerëzit zbatojnë Kuranin e Sunetin, meqë edhe të moshuarit gjithashtu orvaten të prezentojnë karakter të mirë në çdo rrethanë.

Njerëzit inkurajohen për imoralitet

Sot, nën maskën e "modernizmit” ose të "emancipimit", njerëzit, veçanërisht adoleshentët, janë të kushtëzuar në imoralitet. Vlerat të cilave, vetëm para disa dekadash, njerëzit iu janë shmangur tani janë pranuar me gatishmëri nga shoqëritë. Sot, në televizion, në tabloide e magazina shfaqen të gjitha format e të metave. Falsifikuesit, homosekualët, ata që shesin trupin, prindërit që shtyjnë bijat e tyre në prostitucion, kumorxhinjtë, të ashtuquajturit të famshmit me manire të mjerueshme i prezentohen publikut si modele. Edhe pse nganjëherë vërtetë janë të tmerrshëm, ata janë njerëz mënyra e jetesës së të cilëve materializohet nga masa. Ndërkohë, jetërat e shthurrura që ata jetojnë ofrohen si vlera definuese të “modernizimit” ose edhe të “civilizimit”.
Transeksüeller
The Daily Telegraph, 22 korrik 2000 Newsweek, 23 nëntor 1998, The Daily Telegraph, 22 korrik 2000 Time, 23 prill 1979
Në masë të madhe, shtypi dhe mediat janë përgjegjës për inkorporimin e homoseksualitet it në vlerat shoqërore, sjellje kjo që dënohet me Kuran. Siç indikon kjo storje e magazinës Time të vitit 1979, disa dekada më pare homoseksualiteti qe propaguar ndër masa si një fenomen natyror.
Në vitet e fundit, sjellja e përhapur e të feminizuarit, e stilit dhe veshjes mes burrave tipizon një pasojë të këtij indoktrinimi. Fakti se shoqëritë janë të prirura për degradime të tilla është shenjë e paturpësisë së tyre. Ngjashëm, njerëzit e famshëm promovojnë para publikut raportet jashtëmartesore si dhe përdorimin e drogës. Masat injorante imitojnë çdo gjë që lidhet me këta njerëz- nga sjellja deri te filozofitë e tyre, stili i veshjes e deri te gjuha që ata përdorin. Ata me vështirësi e kuptojnë që këta njerëz- objekt I lajkatimit të milionave-janë thjeshtë njerëz të përciptë që luftojnë probleme serioze psikologjike, seksuale e shpirtërore dhe kështu janë të poshtëruar në mënyrë të vazhdueshme nga kolegët e tyre që dijnë për botën e tyre të brendshme. Megjithatë, shumica e njerëzve dështojnë që të kuptojnë këtë. Allahu tërheq vëmendjen ndaj faktit se ata që nuk kanë besim janë të devijuar nga urtësia:
Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është te All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?  (Surja Kazaz: 60)
Sidoqoftë, njerëzit e kujdesshëm, të urtë, të ndërgjegjshëm e inteligjentë të cilët kanë frikë nga Allahu janë ata që duhet të formojnë kornizën morale të shoqërisë. Ata do të rrisin një shoqëri të shëndoshë sociale duke shtyrë të gjitha veset e këqija jashtë shoqërisë. Më parë se me gjëra boshe, adoleshentët mund të jenë të preokupuar me pasurimin e karakterit të tyre. Dukshëm, njerëzit e ndërgjegjshëm janë ata që do t’i përkushtoheshin përmirësimit të shoqërisë e jo shkatërrimit të saj. Këta janë njerëz mendjehapur, që në mënyrë të lirë e të pavarur mund të mendojnë për kushtet shoqërore. Duke ikur nga mosbesimi, ata nuk bëhen të verbër dhe sëkëndejmi mund të zënë kuptimin e të jetuarit. Duke qenë të ndërgjegjshëm se Allahu i ka krijuar, këta njerëz ndihen përgjegjës ndaj Allahut dhe së këndejmi shfaqin karakter të shkëlqyer. Meqë ata zbatojnë Kuranin dhe Sunetin, ata vetëm përcjellin shembullin e njerëzve të sinqertë, të urtë, e të ndërgjegjshëm që përpiqen për karakter të mirë.
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun. (Surja Ahzab: 21)
Të lavdëruarit e atyre që orvaten për karakter të mirë në shoqëri dhe prezentimi i virtyteve që sjell një karakter i mirë në shpirtin njerëzor kur shpreh mospëlqimin për dështimet morale me siguri që do të ndalonte njerëzit të priren ndaj imoralitetit.

Shenja e mungesës së vullnetit karakteristike për jobesimtarët: Droga

Uyuşturucu


Për çdo ditë numri I përdoruesve të drogës ngritet.
Përdorimi i drogës, veçanërisht në dekadën e fundit, ka pasur një rritje alarmante. Nga hulumtimet është konfirmuar fakti se drogën e përdorë shumica e adoleshentëve. Ngjashëm, numri i të varurve në tërë botën nuk është në asnjë mënyrë i parëndësishëm. Një hulumtim i bërë në vitin 1992 konkludoi se 50% e popullsisë adoleshente të Britanisë ishin përdorues të drogës. Përqindja e të varurve arrinte në 30% të adoleshentëve britanikë. Një hulmtim tjetër indikon se ndërmjet viteve 1988 e 1995, Amerika shpenzoi 57.3 miliardë dollarë në drogë. 13
Të gjitha drogat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Përdoruesi i drogës në fund përfundon në qoshqet e errëta të shoqërisë. Atij i nevojiten shuma të mëdha të parave për drogë, megjithëse, paradoksalisht, është droga ajo që e pengon atë që të punojë fizikisht. Në këtë fazë, të varurit fillojnë të bëjnë jetë në kundërshtim me ligjin, duke vjedhur, mashtruar, duke bërë prostitucion heteroseksual ose homoseksual etj. Në fund, urgjenca për të fituar para dhe dështimi për t’u involvuar në ndonjë punë të hijshme, përforcojnë njëra tjetrën në spirale vetëpërjetësuese.
Fakti se personi do të kalojë nga vullneti i tij i lirë në një jetë të përbuzur është i papërfytyrueshëm. Personi i urtë e i ndërgjegjshëm nuk vjen kurrë në situatë të tillë. Megjithatë, mungesa e vullnetit, që është pasojë e mosbesimit, mund të shkaktojë edhe një dëm tjetër, siç thuhet në ajet: “All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre. (Surja Junus: 44)
Ata që joshin të rinjtë në përdorimin e drogës shfaqin një aspekt tjetër të efektit të mosbesimit. Dilerët e drogës, që kanë humbur plotësisht vlerat siç janë ndërgjegja, mëshira, dhembshuria e keqardhja, orvaten të tërheqin më shumë të rinj vetëm e vetëm që të fitojnë më shumë. Për shembull, në disa vende siç është Amerika Latine ose Rusia kontrabandimi i drogës për përfitime komerciale është ndër aktivitet më fitimprurëse. Në masë të madhe, shteti në këto vende kontrollon tregtinë e drogës ose lejon rrjetet e involvuara në tregtinë me drogë që të vazhdojnë punën. Sikur, së paku, një ndër këto parti të ishte besimtare e të kishte besim në Allahun dhe në botën e përtejme, bota do të lirohej nga një problem i tillë. Nëse, për shkak të frikës nga Allahu, askush nuk do të involvohej në drogë në çfarëdo forme- as duke tregtuar me të e as duke e përdorur- ky problem do të merrte fund përgjithmonë.
Sot, iniciativat kundër shpërndarjes ilegale të drogës dhe përdorimit të drogës dështojnë që të ofrojnë zgjidhje përfundimtare. Për shembull, nëse të varurit të cilëve u mungon vullneti për të tejkaluar varësinë trajtohen në spital, ata shpejt u kthehen shprehive të vjetra. Në burg, anëtarët e rrjetit të drogës vazhdojnë të trafikojnë brenda drogat ilegale në mënyrë ndërkombëtare. Mënyra e vetme për të shpëtuar një të varur nga droga, është që t’i jipet vullnet i fortë. Vetëm religjioni i ofron njeriut vullnetin e palëkundur. Madje edhe mosbesimtarët që demonstrojnë vullnet të fortë kanë pasion për diçka, një faktor ky që i bën ata të dobtë. Vetëm frika nga Allahu dhe vuajtja në Ferr ofron një lloj vullneti të cilin askush dhe asgjë nuk mund ta tejkalojë.

Disa akte të turpshme por të përhapura: prostitucioni, shkelja e kurorës dhe homoseksualizmi

Prostitucioni, si mënyrë e të fituarit për jetesë, po përhapet me shpejtësi. Në çdo vit që kalon, mosha mesatare e prostitutave të reja ulet. Madje edhe familjet e tyre i detyrojnë vajzat e djemtë shumë të rinj që të shesin trupin e tyre. Fakti që fëmijtë detyrohen të hyjnë në zona aq të neveritshme, në kohën kur atyre ende ju nevojitet mbrojtje e kujdes, duhet të alarmojë vendet botërore në mënyrë që ato t’i mbrojnë ata nga dëmi i tillë. Në të kundërtën, vendet si Filipinet promovohen si atraksione të famshme turistike ku mund të sigurohen fëmijë për seks. Nga shumë pjesë të botës, turistët shkojnë në këto lokacione vetëm për këtë qëllim.
Kurvëria është një akt tjetër i pahijshëm por i përhapur. Sipas statistikave të çertifikuara shëndetësore kombëtare, 32% e fëmijëve të lindur në SHBA lindin jashtëmartese, që do të thotë, çdo vit, 1,267,383 foshnja lindin nga çiftet e pamartuara.14 Një koncept i cili ishte i paimagjinueshëm vetëm 2 deri në 3 dekada më parë, tani është bërë pjesë e jetës së përditshme.
Uyuşturucu
The Daily Telegraph, 4 shtator 2000
Uyuşturucu
The Daily Telegraph, 25 shkurt . 2000
Uyuşturucu
Time, 22 janar 2001 - Time, 11 gusht 1997
Uyuşturucu
Të qenët të deprivuar nga urtësia dhe ndërgjegja që garanton Kurani, shpjegon se pse të rinjtë I dorëzohen drogës.
Dëmi material e shpirtëror që i jep kurvëria shoqërisë është evident. Nuk ka asnjë nevojë që të theksohet se fëmijtë e lindur nga prindër të pamartuar ose nëna vetëushqyese, të cilët edhe vete janë fëmijë, në mënyrë të trashëguar marrin edukim problematik. E ardhmja e këtyre fëmijëve shpesh është mjegulluar. "Sinopsis i Raporteve Aktuale të Krizave Botërore" (mars 9, 1998) shënon degjenerimin moral në strukturën familjare siç vijon:
Transformimi i fundit në pjesën e hershme të këtij shekulli kërkoi shkatërrimin e tre faktorëve fundamentale shoqërorë… faktori i parë ishte një zbërthim më i plotë i moraleve dhe familjes si bazë. Kjo është ngritur fillimisht që në vitet e gjashtëdhjeta. Elementet radikale që sot udhëheqin vendin, në atë kohë quheshin hipikë. Parulla e tyre ishte- dashuria e lirë. Vështirë që dikush e hetoi se ata nuk ishin të lirë meqë ata ishin vazhdimisht duke e luftuar dikë, dhe nuk ishte dashuria ajo që ata e kishin. Ishte imoraliteti e degjenerimi.15
Kurvëria është një e ligë e ndaluar me Kuran. Fundi i atyre që e bëjnë atë është vuajtja në Ferr përderisa nuk pendohen:
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe. (Surja Isra: 32)
… Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. (Surja Furkan: 68)
Pas indoktrinimit intenziv, shumica e njerëzve e shohin kurvërinë, një akt që çon në Ferr, si një “modernizëm” dhe shumë njerëz joshen nga ajo.
Fuhuş
Newsweek, 19 mars 2001
Fuhuş
The Guardian, 30 maj 2000
Fuhuş
The Unesco Courier, nëntor, 1998
Fuhuş
Milliyet Gazetesi, 13/9/96
Të rinjtë, të pavëmendshëm ndaj dëlirsisë, një ndër bekimet e vlerave të Kuranit, nuk shohin ndonjë arsye pse nuk duhet të shesin trupin e tyre.
Homoseksualizmi, që deri vonë ishte i papranueshëm në kodin moral të shoqërive, është një akt tjetër i turpshëm që sot përshkon jetën tonë sociale. Në ditët tona, homoseksualët gëzojnë shumë të drejta sociale, nga martesat homoseksuale e deri te e drejta për të pasur foshnja nga nëna surrogate ose e drejta për të adoptuar fëmijë. Ata kanë qasje në parti, klube e kongrese, të cilat organizohen vetëm për qëllime të tyre. Ndërkohë, shumë magazina e organe të shtypit rrënjosin në mendjen tonë se homoseksualizmi është mënyrë e njohur dhe e pranueshme e jetës. Sidoqoftë, homoseksualizmi është një çoroditje. Megjithatë, me fjalët si "secili është i lirë për të zgjedhur preferencat e veta ose orientimin seksual”, homoseksualizmit i është atribuar një kualitet "intelektual" dhe kështu kjo është legjitimuar. Siç do të pajtohej gjithkush, në jetën e homoseksualëve e të prostitutave ka një mungesë të vlerave morale. Ata zakonisht janë njerëz agresivë të cilët është vështirë t’I bindësh për çfarëdo gjëje. Ata mallkojnë shumë. Ata nuk i mbajnë trupin e shtëpitë e tyre pastër. Zemrat e tyre janë deri në atë masë plot inat e urrejtje ndaj njerëzve sa që pa ndjerë asnjë faj, shumë nga ta me gatishmëri transmetojnë sëmundje infektive në njerëzit e tjerë. Ata nuk shohin asnjë kufizim në çkadoqoftë dhe u mungon ndershmëria. Duke qenë psikologjikisht në gjendje të varfër shëndetësore, ata janë shumë të prirur për vetvrasje ose madje edhe vrasje. Këta njerëz nuk mund t’i japin asnjë kontribut shoqërisë. Më parë mund të thuhet se ata gjithmonë janë burim i trazirave, tensioneve, sëmundjeve e imoralitetit në rrethin e tyre. Arsyeja pse shtypi e vë homoseksualizmin në krye të agjendës është që të degjenerojë publikun. Meqë në media dhe në botën e argëtimit ka një proporcion të lartë të homoseksualëve, fushata e tyre aktive për homosekualizmin është jashtëzakonisht efektive. Përhapja e këtillë e propagandës edhe mëtutje dobëson përgjithmonë vlerat morale të shoqërisë.
Mosbesimi është veçoria më esenciale e një shoqërie të degjeneruar. Homoseksualizmi është një formë e perversionit, si kundërshpërblim për të cilën Allahu premton vuajtje si në këtë edhe në botën e përtejme, përderisa personi nuk i kthehet atij i penduar. Në Kuran, Allahu, shpall se qytetet e njerëzve të cilët nuk iu bindën profetit Lut, u rrafshuan me tokë sepse ata praktikuan homoseksualizmin, shkatërrim ky që u përcoll në histori. Kur profeti Lut, paqja e Zotit qoftë mbi të, u tha që të hiqnin dorë nga ky perverzion dhe ua përcolli atyre paralajmërimin e Allahut, ata e mohuan dhe vazhduan me çoroditjet e tyre. Pas kësaj, njerëzit e tij qenë shkatërruar nga shkatërrimi për të cilin Luti i kishte lajmëruar ata që më parë:
(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi!".Ata i thanë: "O Lutë, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!".Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj! Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!".Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij, Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).E më pas i zhdukëm ata të tjerët.E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë. (Surja Shu'ara: 165-174)
Mënyra se si merren me problemin institucionet sociale dhe organet përkatëse është alarmante.
Asnjë nga këto institucione nuk thekson faktin se ky perverzion është vepër e gabuar që nuk pëlqehet nga Allahu dhe që kjo është arsye për dhimbje në këtë botë dhe vuajtje e përjetshme në botën tjetër. Sëmundja që këta njerëz të prishur i japin shoqërisë duhet larguar. Sidoqoftë, ajo që është më urgjente është që të mbrojmë këta njerëz nga ajo me të cilën kënaqen. Sot, ka me miliona njerëz në botë që jetojnë në perverzion e shthurrje, njerëz të cilët përmes indoktrinimit intenziv kanë përqafuar imoralitetin, rebelimin dhe të gjitha format e stilet e sjelljes së tmerrshme në jetërat e tyre.
Në anën tjetër, në shoqëritë besimtare njerëzit orvaten për atë që është e mirë, më e ndershme, estetike dhe e sinqertë. Në ajetin vijues, Allahu na informon neve për njerëzit që janë të udhëzuar në mënyrë të drejtë:
…All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i uureni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.  (Surja Huxhurat: 7)
Forca e vetme që i parandalon njerëzit nga të shkuarit pas veprave të këqija dhe perverzioni dhe që i bën vlerat e mira të përhapen në shoqëri është të besuarit. Në ajet, Allahu na informon kështu :
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di çpunoni ju. (Surja Ankabut: 45)

Kumora është e dëmshme për jetën njerëzore

Në ditët tona, kumora dëmton shoqëritë. Megjithatë, kumora vazhdon të jetë një ndër sektoret më profitabile. Sidoqoftë, shumat enorme të parave të shpenzuara për kënaqësi të pastër, konkretisht për kumorë, do të mund të kanalizoheshin shumë mirë për një qëllim më të mirë, p.sh. për promovimin e mirëqenjes sociale.
Ndikimi i kumorës në njerëz është plotësisht I keq. Shoqëria nuk mund të lejojë kumorën, që është prezente duke filluar nga lajmet në gazeta e edhe në televizion. Meqë, për vetëm disa orë, njerëzit lënë në kumorë atë që e kanë grumbulluar për vite, ata shpesh bëjnë vetëvrasje për shkak të borxhit, ose nuk mund të mbajnë familjet e tyre bashkë, vuajnë nga depresioni, e madje bëjnë edhe vrasje. Ky sektor i ekonomisë, i krijuar nga familje të thyera, martesa të shkatërruara, dhe para të bëra në mënyrë jashtëligjore është një shembull i rëndësishëm i degjenerimit moral.
Kumar
Sabah Gazetesi, 27/7/99
Kuşkusuz ki, kumar batağına saplanan tek ülke Amerika değildir. Bugün pek çok ülkede, senelerce çalışarak kazandıkları paraları birkaç saat içinde kumarda kaybederek, ailelerini yoksul bir hayata mahkum eden insanlar yaşamaktadır.
Është e habitshme se si kumora, që dëmton aq shumë shoqërinë, promovohet gjerësisht. Fitimi i parave nga kumora dhe legjitimimi i tyre sigurisht nuk bëhet nga njerëzit që kanë ndërgjegje.
Ata që lejojnë kumorën të përhapet në shoqëri, e që është burim i vuajtjeve masive, pranojnë këtë ligësi vetëm kur edhe vetë fillojnë të vuajnë nga ajo. Derisa nuk pësojnë një fund të pakëndshëm ata bëjnë që shumë njerëz të zhyten në jetë të errët. Zhdukja e një veçorie të tillë të pandërgjegjshme është e mundur vetëm përmes zbatueshmërisë së Kuranit. Allahu e definon kumorën si fëlliqësi dhe paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg tij:
O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (Surja Ma'ida: 90-91)
Ajo që është detyrë e njerëzve besimtarë e të ndërgjegjshëm është ngritja e vetëdijës lidhur me dëmet që sjell kumora dhe të ftuarit e njerëzve që t’i ikin kësaj së lige:
Satanizm
Hürriyet Gazetesi,23/9/99
Satanizm
Sabah Gazetesi, 21/9/99 - Hürriyet Gazetesi,23/9/99
Satanizm
Hürriyet Gazetesi,21/9/99
Satanizm
Akit Gazetesi, 10/10/99
Satanizm
 
Satanizm
Eylül 1999'da Türkiye'de gerçekleşen bir olay tüm insanlarımızı son derece şaşırttı. Bu daha önce ülkemizde benzerine şahit olunmayan bir olay idi. Kendilerine satanist diyen gençlerin işledikleri korkunç bir cinayetin ortaya çıkarılması, gençlerin içinde oldukları durumu gözler önüne sermişti. Bu olayın ardından gazetelerde, televizyonlarda birçok haber çıktı. Herkes kendine göre pek çok yorum yaptı, birtakım çözümler, gençleri bu tehlikeden koruyacak yollar önerildi. Ancak bu çözümlerin hiçbirinin köklü ve kalıcı çözümler olamayacağını, insanların böyle sapkın bir yoldan korunmasının tek bir yolu olduğunu hatırlatmakta fayda görüyoruz. Bu yol ise, Allah'a iman etmek, O'nun varlığının ve kudretinin delillerini takdir etmek, Allah'tan korkmak, Kuran ahlakına uygun bir yaşam sürmek ve gençleri de bu yönde eğitmektir. Bunların dışında önerilen hiçbir yol, insanları bu tehlikeden uzak tutmaya yetmeyecektir.

Notes

11.Philip Johnson, 11. Darwin në gjyq,, 2.b. Illinois: Intervarsity Press, 1993, f. 126
12At-Tirmidhi,, raportuar nga Abu'd-Darda
13.http://www.nida.nih.gov/Infofax/costs. html
14.http://www.thewinds.org/arc_editorials/government/world_crisis08-98.html
15.http://www.thewinds.org/arc_editorials/government/world_crisis08-98.html